Qeveria gjermane ka mbajtur qartazi anën e Izraelit për akuzat për gjenocid në lidhje me luftën në Rripin e Gazës dhe procedurat që janë nisur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Ne e dimë se vende të ndryshme e vlerësojnë operacionin e Izraelit në Rripin e Gazës në një mënyrë të ndryshme. Qeveria federale, megjithatë, kategorikisht kundërshton akuzat për gjenocid që tani janë ngritur kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë,” tha zëdhënësi i qeverisë Stephen Hembestright, duke shtuar se “këto akuza nuk kanë absolutisht asnjë bazë“.
“Duke pasur parasysh historinë gjermane të krimeve të Holokaustit kundër njerëzimit, qeveria e konsideron veten veçanërisht të përkushtuar ndaj Konventës së Gjenocidit. Kjo Konventë është një mjet qendror i së drejtës ndërkombëtare për t’u vënë në praktikë “kurrë më”. Ne jemi kategorikisht kundër instrumentalizimit politik”, theksoi zëdhënësi i qeverisë dhe vuri në dukje se Berlini mbështet Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në punën e saj, ashtu siç ka bërë prej dekadash dhe synon të ndërhyjë si palë e tretë në procesin e seancës kryesore.
Në të njëjtën deklaratë, Hembestright përsërit se “qëllimi i Hamasit është të zhdukë Izraelin”, i cili, tha ai, ka “mbrojtur veten kundër sulmit çnjerëzor të Hamasit” që nga 7 tetori./abcnews.al