Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermani, vrasje mafioze në një stacion treni

schedule08:48 - 21 Gusht, 2024

schedule 08:48 - 21 Gusht, 2024

Një person është ekzekutuar në mënyrë mafioze mbrëmjen e të martës në Stacionin Qendror të Frankfurtit. Mediat vendase raportojnë se viktima është qëlluar me plumba në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së martës. Menjëherë pas mbërritjes së një treni, disa të shtëna janë dëgjuar në platformën 9. Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë qëlloi papritur në kokë një person tjetër.

Autori u përpoq të arratisej, por u kap dhe u arrestua nga policia federale në stacionin e trenit.

“Janë identifikuar autori dhe viktima. Ne do të jemi në gjendje të njoftojmë detaje të tjera më vonë gjatë ditës”, tha zëdhënësi i policisë Björn Thies. Stacioni Qendror i Frankfurtit u mbyll për 25 minuta pas krimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!