Gjermani, socialdemokratët kopjojnë stilin “Merkel” të CDU

schedule08:32 - 23 Prill, 2018

schedule 08:32 - 23 Prill, 2018

Për herë të parë në histori, partia gjermane e Social Demokratëve ka zgjedhje një femër si presidente. Ish ministrja e punës, Andrea Nahles u zgjodh me mbi 66% të votave.

Një kongres i veçantë historik u zhvillua në Wiesbaden të Gjermanisë, nga Social Demokratët, të cilët për herë të parë në 155 vjet ia kanë besuar presidencën një gruaje. Andrea Nahles, 47 vjeç, ish ministre e Punës dhe shpirti i partisë majtiste, u zgjodh me 66.35% të votave. Kundër saj garonte një tjetër femër, Kryetarja e Bashkisë së Flensburgut, Simone Lange.

Në këtë mënyrë, Social Demokratët kopjojnë në një llojë mënyrë stilin triumfues disa-vjeçar të aleatëve në qeveri, Unionit Kristian Demokrat të Angela Merkel. Vlen të theksohet se Nahles fitoi me një rezultat shumë bindës, 414 vota nga 624 të vlefshme, ndërsa kundërshtarja e saj Simone Lange arriti të marrë vetëm 172. Ndërsa 38 anëtarë të kongresit abstenuan.

Mediat gjermane shkruajnë, se presidentja e sapozgjedhur fitoi me një përqindje shumë të lartë, por pavarësisht kësaj, rezultati tregoi se një e treta e partisë nuk e mbështet. Kjo nënkupton që liderja e re, që pason Martin Schulz, duhet të punojë shumë për të bashkuar socialdemokratët gjermane, të përçarë në muajt e kaluar nga debate për hyrjen në koalicionin qeverisës me Merkel, në të cilin bëjnë pjesë dhe sot. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!