Përmbytje e shkaktuar nga shirat e dendur në Gjermani kanë prishur jetën e përditshme në disa pjesë të vendit.
Niveli i ujit arriti në 70 centimetra në qytetin Windehausen në shtetin qendror gjerman Thuringia, duke detyruar rreth 400 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Ministër-president i shtetit Thuringia, Bodo Ramelow, tha se shpreson që të gjithë të prekurit nga shiu i dendur të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre.
Po ashtu një shtëpi pleqsh në qytetin Celle u evakuua nga frika e përmbytjeve.
Zyrtarët në rajonin e Saksonisë së Ulët njoftuan se niveli i ujit në shumë lumenj dhe përrenj në të gjithë shtetin ende është i lartë.
Autoritetet lokale në shtetin North Rhine-Westphalia lëshuan një paralajmërim publik për rritjen e ujit të lumit Weser.
Zyra Meteorologjike e Gjermanisë ka paralajmëruar për reshje të dendura të shiut në rajone të ndryshme dhe ka shtuar se përrenjtë dhe lumenjtë mund të vërshojnë.