Gjermania ka vaksinuar plotësisht 80% të të rriturve, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch. Sipas Institutit Gjerman, ekziston mundësia që numri aktual i personave të vaksinuar të jetë nënvlerësuar, pasi vetëm gjysma e mjekëve regjistrojnë vaksinat që administrojnë në mënyrë elektronike.
Hulumtimi i Covimo madje sugjeron që numri aktual i personave të vaksinuar mund të jetë edhe më i lartë, me dallime që kryesisht gjenden midis moshave 18-59 vjeç. Vlen të përmendet se një sondazh nga Instituti Ifratest dimap gushtin e kaluar tregoi një shkallë vaksinimi 16 % më shumë se shifrat zyrtare.
Gjithashtu sipas një deklaratë të Ministrit të Shëndetësisë, nuk do të vendoset asnjë masë e re gjatë muajve të dimrit. Rikujtojmë se Gjermania ka regjistruar 4,316,499 raste dhe 94,988 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al