Gjermani, Kontrolli i Trafikut Ajror pretendon për sulme nga hakerat pro-rusë

schedule09:54 - 2 Shtator, 2024

schedule 09:54 - 2 Shtator, 2024

GJERMANI- Kontrolli i trafikut ajror të Gjermanisë (DFS) ishte objektiv i një sulmi hakerash javën e kaluar, me mediat gjermane që raportuan se sulmi ishte i lidhur me grupin pro-rus të hakerave APT28, raportoi Spiegel të dielën.

“Komunikimet tona të biznesit janë hakuar dhe aktualisht po marrim masa mbrojtëse”, tha një zëdhënës i DFS, me qendër në Langen pranë Frankfurt am Main.

DFS shtoi se trafiku ajror nuk u prek nga sulmi dhe po vazhdonte normalisht.

Grupi APT28, i njohur edhe si “Fancy Bear”, ka disa vite që sulmon kompanitë tregtare si kompanitë e mbrojtjes, furnizimit me energji dhe logjistikës.

Sipas SPIEGEL, qeveritë perëndimore besojnë se ky grup është i lidhur me shërbimin e inteligjencës ruse dhe kjo u bë e njohur për publikun gjerman pas sulmit të hakerave në Bundestag në vitin 2015./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!