Gjermani, kontabilisti i Auschwitz do të vuajë dënimin me burg

schedule21:10 - 29 Nëntor, 2017

schedule 21:10 - 29 Nëntor, 2017

Gjykata e Saksonisë së Ulët në Gjermani vendosi të dënojë me burg ish-kontabilistin e kampeve të përqëndrimit në Aushvic. Drejtësia mori këtë vendim pavarësisht se Oskar Groening sot është 96 vjeç. Ai do të kalojë 4 vite në burg.

Kontabilisti 96-vjeçar i Auschëitz, Oskar Groening, do t’i duhet të shkojë në burg për kontributin e tij në vrasjen e 300 mijë personave. Ky është vendimi i gjykatës rajonale të Saksonisë së Ulët, e cila hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes. Në 2015, Groening është dënuar me 4 vite burg, për rolin e tij si kontabilist në kampin e përqëndrimit të Auschwitz.
Ai ishte përgjegjës për mbledhjen e parave nga valixhet e të deportuarve. Groening më pas i rivendoste në qarkullim paratë e marra nga viktimat.
Për dekada të tëra, ai kishte arritur gjithmonë t’i shpëtonte dënimit: mbrojtja e tij ishte se nuk kishte vrarë askënd drejtpërdrejtë. Gjykata e Saksonisë së Ulët vendosi që “në bazë të provave, dhe pavarësisht moshës së tij të madhe, i pandehuri është në gjendje të përshtatshme për të duruar dënimin me burg”.
Arsyeja e vetme për moshën nuk është e mjaftueshme për të parandaluar burgun, sipas ligjit gjerman./abcnews.al