Gjermani, konfirmohen dy viktimat e para nga koronavirusi

schedule18:54 - 9 Mars, 2020

schedule 18:54 - 9 Mars, 2020

Në Gjermani janë konfirmuar dy viktimat e para nga koronavirusi. Mediat vendase raportojnë se viktimat janë një 89 vjeçare dhe një 78 vjeçar të cilët ishin prej ditësh të shtruar në spital, ndërsa nuk mundën t’i shpëtonin virusit.

Ndërkohë numri i personave të prekur në Gjermani ka shkuar mbi 1000 persona.

Kohët e fundit koronavirusi ëhstë kthyer në një alarmpër të gjithë botën, deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global.

Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima.

Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!