Gjermani, infermieri Niels Hoegel ka vrarë rreth 100 pacientë

schedule19:59 - 9 Nëntor, 2017

schedule 19:59 - 9 Nëntor, 2017

Testet teksikologjike tregojne se ish infermieri gjerman ka vrarë të paktën 100 pacientë në 2 spitale ku ka punuar, sipas prokurorëve.
Detektivët besojnë se Niels Hoegel, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për 2 vrasje, ka injektuar sistematikisht një doze fatale mjekimesh në zemrat e pacienteve që kishte nën kujdes.
Sipas tij, ai donte tu bënte përshtypje kolegëve duke pretenduar ti shpëtonte pacientët nga një vdekje e papritur, por shumë prej tyre nuk arriten të mbijetonin.
Sipas hetimeve, Hoegel thuhet se mund të ketë vrarë 38 pacientë në Oldenburg dhe 62 në Delmenhorst, pjesë e Gjermanisë Veriore, rreth viteve 1999 – 2005.
Hetuesit thonë se numri i të vrarëve mund të jetë akoma më i lartë.
Dyshimet mbi të filluan pasi një infermiere vuri re se një pacient i qëndrueshëm, papritur filloi të kishte rrahje jo të rregulta zemre gjatë kujdesit të të akuzuarit. Gjithashtu, u gjetën medikamente të dyshmita tek mbetjet e dhomës.
Gjatë gjyqit të mëparshëm në vitin 2015, Hoegl tha se “i vinte keq”dhe se shpresonte që familjet e viktimave të gjenin paqe.
Nëse Hoegel shpallet fajtor për të gjitha vrasjet, mund të konsiderohet një ndër vrasësit më të mëdhenj serial në Gjermaninë e pas luftës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!