Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjergj Prevazi sjell tronditjen nga tërmeti me gjuhën e dansit

schedule14:39 - 30 Tetor, 2021

schedule 14:39 - 30 Tetor, 2021

Nga Leontina Nika

Inspiruar nga tërmeti, koreografi Gjergj Prevazi sjell me gjuhën e trupit shfaqjen “Shkundem”. Projekti nisi fill pas lëkundjeve, por mbyllja e skenave prej pandemisë e bëri të pamundur realizimin e kësaj shfaqje.

Me gjuhën e trupit pasqyrohet fenomeni shkundje, e parë si gjendje emocionale, por edhe si proces fizik, psikologjik, social, e moral thekson Prevazi.

Katër kërcimtare eksplorojnë mundësi alternative mbi ekuilibrin dhe hapësirën boshe, përmes një skenografie fluide, realizuar nga Ilir Kaso

Muzika e ri-kompozuar mbi motivet e L.V. Beethoven  nga Endri Sina, nxit impulse fizike, duke sugjeruar gjendje te ndryshme emocionale.

Pas premierës në Teatrin Eksperimental në Tiranë , shfaqja do të rugëtojë në disa skena në Shqipëri edhe në festival të rëndësishme europiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!