Kompozitorja e njohur, Blerina Shalari ka thënë në emisionin “Pas Mesnate” se artistët me nevoja të veçanta po vlerësohen më shumë në Shqipëri.
Ajo ka deklaruar se tashmë gjerat kanë ndryshuar, pasi shteti ka dhënë ndihmën e vetë, ka dhënë shkolla, bursa për artistë të tillë, mësues ndihmës, por përpiqen së fundmi, me teknologjinë, me librat dhe me partiturat
“Gjërat kanë ndryshuar disi, nuk jemi në vitet ’90, kur as mund të imagjinohej në Shqipëri të kishim artistë kompetitiv, që vijnë nga kategori të veçanta. Kanë ndryshuar, shteti ka dhënë ndihmën e vetë, ka dhënë shkolla, bursa për artistë të tillë, mësues ndihmës, por përpiqen së fundmi, me teknologjinë, me librat, me partiturat, me gjërat që na duhen ne. Është bërë goxha investim në shkollën e nxënësve që nuk shikojnë. Është një sallë koncerti e denjë për koncerte në Tiranë, është një sallë që ka piano koncerti, ka skenë, ka studio rregjistrimi. Janë bërë disa përpjekje pozitive, ndërkohë që dhe vetë artistë të tillë, po përpiqen të integrohen në jetën artistike. Është e vështirë, sepse është një jetë pa drejtim, ne nuk kemi në Shqipëri, këshillues për karrierën. Flas për të rinjtë, do të ishte mirë që të kishim, sepse ka nevojë çdo i ri, jo vetëm ata që kanë një aftësi të veçantë, por çdo i ri ka nevojë të ketë një llojë vizioni se ku do të shkojë”.
Blerina ka folur dhe për bashkëpunimet e saj në karrierë me emra shumë të njohur të skenës, nga Kastriot Tusha, Frederik Ndoci dhe deri te Redon Makashi.
“Kam bërë disa herë, jam marrë me trajnime, me partiturat, gjëra të tilla. Por tashmë për efekt kohe… do doja shumë në fakt të jepja kontributë, por jam e bindur që kush më mirë se ne mund ta ndihmojë më mirë veten. Por jam në një periudhë, kur më ka tërhequr më shumë të krijuarit, bashkëpunimi me shumë artistë që kam gjetur tashmë, kam krijuar një rreth. Kam patur bashkëpunime me Frederik Ndocin, tenorin Kastriot Tusha, me Redon Makashin, Saimir Çilin, Klodian Qafokun, Edmond Zhulali. Janë artistë dhe njerëz që e kuptojnë për çfarë bëhet arti dhe njerëz që bëjnë një art serioz në Shqipëri”./abcnews.al