Gjeorgjia pranë kualifikimit historik, “Kryqtarët” dyfishojnë shifrat ndaj Portugalisë

schedule22:16 - 26 Qershor, 2024

schedule 22:16 - 26 Qershor, 2024

Ishte totalisht e papritur. Pasi morën avantazhin në minutën e 2′-të të sfidës falë “yllit” të Napoli, Kvicha Kvaratskhelia, djemtë e Willy Sagnol kanë arritur të dyfishojnë shifrat ndaj Portugalisë, në mitikun e Gelsenkirshenit, “Veltins Arena”.

Një penallti e fituar në minutën e 54′-t të sfidës, pas një rishikimi të aksionit nga arbitri, me sistemin VAR është finalizuar më së miri nga “bomberi” gjeorgjian, Georges Mikautadze, i cili mposht me një goditje perfektë portierin Diogo Costa. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!