Gjeorgjia: Jemi të shkatërruar nga vrasja brutale e civilëve në Bucha

schedule10:00 - 4 Prill, 2022

schedule 10:00 - 4 Prill, 2022

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë ka dënuar vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit, sipas BBC.

“Jemi të shkatërruar nga skenat e mizorive brutale. Të gjithë ata që janë të përfshirë në këto krime lufte duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha ministria në një deklaratë.

Presidentja Salome Zourabichvili tha se “masakra në Bucha” ishte një “krim kundër njerëzimit”. Qeveria gjeorgjiane është kritikuar vazhdimisht nga opozita për mbështetjen e saj të vakët për Ukrainën.

Qeveria ka shprehur vazhdimisht mbështetje për Ukrainën, por refuzoi t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

/abcnews.al