Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Mesila Doda kërkon nderimin e viktimave më 27 qershor

schedule12:10 - 11 Maj, 2022

schedule 12:10 - 11 Maj, 2022

Sot në konferencën e kryetarëve nisur nga  diskutimi lidhur me projekt-rezolutën e paraqitur në Parlament për genocidin në Bosnjë-Hercegovinë, Mesila Doda kryetare e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim kërkoi zyrtarisht qe parlamenti i Shqipërisë më së pari duhet të nderoje viktimat e shqiptarëve të Çamerisë.

“Nuk kam asnjë problem që ne të shprehemi lidhur me aktet genocidiale të ndodhura ne vendet e rajonit, por nisur nga kjo iniciativë do mendoja që duhet më së pari të nderojmë historinë tonë’, tha ajo.

“Ka një vendim të Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994 që e shpall 27 qershorin ditën përkujtimore të genocidit mbi shqiptarët e Çamerisë. Sot i kërkoj zyrtarisht kësaj konference që Parlamenti shqiptar të mbaje një seance përkujtimore për këtë popullsi martire duke dhënë edhe shenjën e nderimit të historisë tonë dhe viktimave të pafajshme.

Pres që ky të jetë një hap që do i bashkojë të gjitha forcat politike në një seancë në nderim të historisë tonë dhe përkujtimit të viktimave”, tha Doda.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!