Gjenerali ukrainas: Beteja për Bakhmutin, më e vështira

schedule09:45 - 25 Mars, 2023

schedule 09:45 - 25 Mars, 2023

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës theksoi vështirësinë e betejës për qytetin lindor të Bakhmutit gjatë një telefonate të premten me kreun e Forcave të Armatosura Britanike.

Gjenerali ukrainas, Valerii Zaluzhnyi ndau një postim në Telegram ku përshkruante bisedën e tij me shefin e shtabit të mbrojtjes të Britanisë, Ad. Sir Tony Radakin.

“E njoftova kolegun tim për situatën operative në të gjithë vijën e frontit. Situata në drejtimin Bakhmut është më e vështira. Për shkak të përpjekjeve titanike të Forcave të Mbrojtjes, situata është stabilizuar”, ka shkruar Zaluzhnyi.

Ne diskutuam gjithashtu çështjen e forcimit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Falë ndihmës së partnerëve tanë, ne po mbajmë dhe do të fitojmë patjetër,” shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët perëndimorë vlerësuan se midis 20,000 dhe 30,000 trupa ruse ishin vrarë ose plagosur në Bakhmut që nga vera e kaluar. Por pavarësisht kësaj, Valerii Zaluzhnyi tha se “përpjekjet e jashtëzakonshme” të trupave ukrainase po frenonin Rusinë.

Wagner, një organizatë private, mercenare, është në qendër të sulmit rus ndaj Bakhmutit. Udhëheqësi i saj, Yevgeny Prigozhin, ka vënë në rrezik reputacionin e tij për të pushtuar qytetin.

Rreth 70,000 njerëz jetonin në Bakhmut para pushtimit, por shumë pak kanë mbetur.

Marrja në kontroll e Bakhmut do të lejonte  Rusinë për të qënë më afër marrjes në kontroll të të gjithë rajonit të Donetsk, një nga katër rajonet në Ukrainën lindore dhe jugore të aneksuar ilegalisht nga Rusia shtatorin e kaluar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!