Gjenerali grek: Luftë më Turqinë deri në 2023, jemi gati

schedule14:06 - 13 Qershor, 2022

schedule 14:06 - 13 Qershor, 2022

Mediat turke janë duke raportuar në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me sovranitetin e disa ishujve grekë përballë tokës turke, ndërkohë që krerët e shtetit kanë paralajmëruar edhe përdorimin e forcës për “t’i detyruar grekët që të zbatojnë Traktatin e Lozanës”, i cili parashikon që në këto ishuj të mos vendosen forca apo teknikë ushtarake, raporton abcnews.al.

Në lidhje me këto ngjarje, grekët janë përgatitur edhe për më të keqen, siç do të ishte një përballje e armatosur e kufizuar nisur edhe nga situata politike në Turqi.

Lexo KËTU gjithçka mbi tensionin Turqi-Greqi

Duke folur për mediat greke, Gjeneral Majori grek Lambros Tzoumis tha se Turqia ka planifikuar edhe një përballje ushtarake me Greqinë dhe kjo sipas tij mund të ndodhë deri në vitin 2023, kur edhe do të zhvillohen zgjedhjet elektorale në këtë shtet.

“Ata (turqit sh.r) kërkojnë negociata, por ne nuk mund të ulemi në tavolinë dhe të negociojmë sovranitetin e ishujve tanë. Këto janë kërkesa absurd. Ata janë duke përgatitur një përplasje ushtarake dhe unë mendoj se do të ndodhë deri në vitin 2023, kohën e saktë nuk mund ta themi”, tha ai duke shtuar se ushtria greke nuk i frikësohet Turqisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!