“‘Gjeneral Gramafoni’ ishte roli i preferuar i babait”, i biri zbulon amanetin e vetëm të Guljelm Radojas

schedule12:17 - 24 Mars, 2023

schedule 12:17 - 24 Mars, 2023

Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, djali i aktorit të ndjerë, Guljelm Radoja, Red Radoja, ka zbuluar rolin e preferuar të babait.

Roli i preferuar nga babai im është ai që i dalin sytë më në pah, që është ‘Gjeneral Gramafoni’ dhe thuhet në film aty, se si i ka sytë ai”, u shpreh ai.

Më tej, lidhur me amanetet e babait, Redi tha se nuk la ndonjë të tillë, përveç se donte një ceremoni mortore private.

“Nuk ka lënë ndonjë amanet të veçantë. Ceremoninë donte ta kishte familjare, ky mbase ka qenë i vetmi amanet. Nuk ka qenë i vetmi aktor, kanë qenë edhe aktorë të tjerë, të cilët kanë lënë përpara se të vdisnin, jo në shtratin e vdekjes, por si porosi në një moment duke diskutuar me njerëzit që nuk kanë dashur të përcillen me homazhe nga institucioni, ku kanë punuar. Kjo për arsye që janë të shumfishta”, tregoi djali i aktorit të madh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!