Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjeneral Begaj flet për herë të parë pas propozimit për President: Nderi, detyra dhe Atdheu moto e punës

schedule21:05 - 3 Qershor, 2022

schedule 21:05 - 3 Qershor, 2022

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i cili u propozua për President nga Ps, ka folur për herë të parë pasi emri i tij u bë publik sot.

Emri u zbulua nga kryeministri Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS-së.

Gjenerali Begaj, nga zyra e kryeministrit premtoi se nëse do të votohet nesër  do të përpiqet që të jetë në lartësinë e duhur të postit që do të mbajë. Ai tha se për një ushtarak nderi, detyra dhe Atdheu janë moto e punës.

Begaj: Është vlerësim shumë i madh të jesh President i një vendi. Do të përpiqem të jem gjithmonë ai personi i duhur për atë çfarë përfaqëson ky post. Do të jem në lartësinë e detyrës dhe i përgjegjshëm në kryerjen e saj.  Vij nga ushtria dhe nga mjekësia, janë të dyja profesione shumë të mira, shumë të përkushtuar kështu që besoj se edhe detyrën, nëse nesër do të votohem, do të jem i lumtur ta kryej me nder. Për ushtarakun, nderi, detyrat dhe Atdheu janë moto e punës. Besoj se do t’i përmbush me sukses dhe do të jem 27/7 në shërbim të kësaj motoje. Falemidnerit. 

Në orën 10:00 të ditës së nesërme, deputetët do të japin firmën e tyre dhe në orën 12:00 do ta çojnë kandidaturën zyrtarisht në Kuvend. Në orën 16:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve i cili do të verifikojë nëse kandidatura i përmbush kushtet./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!