Gjendje e rënë pandemike në Indi, trupin e pajetë të viktimës së COVID-19 e hedhin në lumë

schedule15:31 - 31 Maj, 2021

schedule 15:31 - 31 Maj, 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në indi, ku familjarët e një viktime me Covid kanë hedhur në lum trupin e tij të pajetë.

Përmes një video të publikuar shikohet momenti kur dy burra të veshur me rroba mbrojtëse me ngjyrë të bardhë duke hedhur nga ura kufomën e mbuluar me një çarçaf të bardhë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se pas publikimit të pamjeve policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy personave.

https://www.youtube.com/watch?v=iexY4pWb-Xg

Burra janë identifikuar si Sanjay Kumar dhe Manoj Kumar, derisa viktima ishte Premnath nga Shohratgadh Siddharathanagar. Ai ishte pranuar në spital të martën e kaluar pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, por për fat të keq ndërroi jetë derisa po trajtohej në spital gjatë pasdites të së premtes.

Sipas rregullave anti-COVID-19 që janë në fuqi në këtë vend, trupi i pajetë i viktimës i dorëzohet familjarë për krematorium, por ata kishin vendosur të shpërfillin urdhrat e qeverisë duke e hedhur në lumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!