Gjendje e rëndë në Gjermani, shënohen 260 viktima të COVID-19 për një ditë

schedule08:47 - 21 Nëntor, 2020

schedule 08:47 - 21 Nëntor, 2020

Gjendje e rëndë në Gjermani, shënohen 260 viktima të COVID-19 për një ditë.

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 22.964 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 902.528.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 254 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 14.884.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

n.d./abcnews.al