Autoritetet italiane filluan të dërgojnë mijëra njerëz që mbërritën me varka të vogla në ishullin më jugor të vendit fqinj.
Ici à #Lampedusa, certains clandestins africains nous disent ne pas avoir payé leur trajet. Sont-ils utilisés comme une arme pour déstabiliser l’Europe ? pic.twitter.com/kteOCa3KPc
— Damien Rieu (@DamienRieu) September 15, 2023
Ditën e sotme kanë mbërritur 3800 emigrantë, ndërsa vazhdon operacioni i evakuimit të tyre në Siçili dhe nga atje në qendrat e akomodimit të vendosura në të gjitha rajonet e vendit.
Sipas parashikimeve të prefekturës së Akragantës, deri në mbrëmjen e sotme është e mundur që rreth 2000 persona të tjerë të jenë transferuar në Siçili.
The situation in Lampedusa is always completely out of control. Today more 1000 African invaders in 30 boats from Tunisia invaded us. A real unprecedented apocalypse https://t.co/drJGG33zBu pic.twitter.com/KUtsUBfEAX
— RadioGenoa (@RadioGenoa) September 15, 2023
Numri i madh i emigrantëve që mbërritën në Itali përmes detit nga Afrika e Veriut në 48 orët e fundit po teston qëndrueshmërinë e qeverisë në Romë, duke ushtruar presion të mëtejshëm ndaj kryeministres së vendit, Giorgia Meloni e cila kishte premtuar kontrolle më të rrepta.
There are now more African invaders on the Italian island of Lampedusa than legal residents. The Italian government will not be sending them home, of course. They will be coming to a town near you and be living at your expense. pic.twitter.com/37rJtxPl1L
— Way of the World (@wayotworld) September 15, 2023
Në të njëjtën kohë, anëtarët e koalicionit qeveritar italian akuzojnë Brukselin se nuk po ofron mbështetje të mjaftueshme si për Italinë ashtu edhe për anëtarët e tjerë të Bashkimit Europian, të cilët mbajnë peshën kryesore të emigracionit.
/abcnews.al