Gjendet trupi i të mbyturit të dytë në rezervuarin e Bradomirës

schedule09:43 - 31 Dhjetor, 2018

schedule 09:43 - 31 Dhjetor, 2018

Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i peshkatarit të dytë që u mbyt në rezervuarin e Bradomirës në Pogradec. Ramazan Kojtari u mbyt dje bashkë me shokun e tij Arben Pupën në ujërat e këtij rezervuari, ndërsa ishin duke peshkuar. Varka e tyre u ça dhe u fundos. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, dhe ishin banorët ata që njoftuan policinë. Turpi i të mbyturit Arben Pupa u nxorr nga familjarët, kurse për Kojtarin u deshën shumë orë kërkime. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!