Gjendet trupi i pilotit amerikan pas rrëzimit të avionit në Detin e Veriut

schedule09:15 - 16 Qershor, 2020

schedule 09:15 - 16 Qershor, 2020

Është gjetur trupi i pilotit amerikan pasi një avion luftarak i tipit F-15 u rrëzua në Detin Verior, në brigjet e Yorkshire, Angli.

Avioni F-15C Eagle u ngrit nga baza ajrore e RAF Lakenheath në Suffolk dhe u rrëzua menjëherë pas orës 9.40 të mëngjesit, teksa ishte në një mision stërvitor, sipas një deklarate nga Krahu Luftarak i 48-të i SHBA-ve.

Në një deklaratë të mëvonshme, kolonel Will Marshall tha se me “keqardhje të thellë” mund të konfirmojë se piloti “është gjetur dhe është konfirmuar i vdekur”.

Ai gjithashtu tha se emri i pilotit nuk do të publikohet derisa të informohet fillimisht familja e tij.

“Kjo është një humbje tragjike për komunitetin e Krahut Luftarak të 48-të dhe ngushëllimet tona më të thella i drejtohen familjes së pilotit dhe Skuadronit të 493-të të Krahut Luftarak”, tha Marshall./abcnews.al