Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në dalje të Koplikut. Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se trupi i viktimës është gjetur pranë një pallati 3-katësh në dalje të qytetit.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.
Mësohet se një qytetar ka konstatuar trupin pa jetë dhe ka njoftuar policinë. Pritet ardhja e specialistëve nga Shkodra për të zbardhur ngjarjen.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, jashtë një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune një shtetas rreth 30 vjeç, dyshohet shtetas sirian.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes si dhe identifikimin e këtij shtetasi./abcnews.al