Gjendet pa shenja jete i moshuari në Malësi të Madhe

schedule15:55 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 15:55 - 2 Dhjetor, 2023

MALËSI E MADHE- Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dedaj të Malësisë së Madhe.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake, dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.