Gjendet pa jetë 45-vjeçari në Shijak/ Policia: Nuk ka shenja dhune

schedule18:05 - 9 Korrik, 2024

schedule 18:05 - 9 Korrik, 2024

Një 45-vjeçar në Shijak është gjetur pa shenja jete në një godinë të braktisur. Mësohet se burri nuk ka pasur shenja dhune.

Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë se çfarë ka ndodhur me 45-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi rreth 45 vjeç, banues në Shijak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!