Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjendet nobelistja venezueliane/ Machado shfaqet në Oslo, tensione mes SHBA dhe Venezuelës

schedule12:26 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 12:26 - 11 Dhjetor, 2025

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, u shfaq për herë të parë në publik pas thuajse një viti. Ajo kishte qëndruar e fshehur në Venezuelë pasi Nicolas Maduro fitoi zgjedhjet e vitit 2024, për të cilat Machado dhe aleatët e saj thonë se ishin të vjedhura.

Ajo udhëtoi drejt kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo, nga ku u shfaq natën vonë në ballkonin e një hoteli, ku përshëndeti të pranishmit. Megjithatë ajo nuk mundi të ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së Nobelit dhe çmimi u tërhoq nga vajza e saj e madhe, e cila mbajti edhe një fjalim në emër të Machado.

58-vjeçarja udhëtoi drejt Oslos në fshehtësi të plotë. Ajo kishte premtuar se pasi të merrte çmimin do të kthehej në vendin e saj, por mbetet ende e paqartë si do të bëhet e mundur diçka e tillë. Autoritetet e Venezuelë3s kanë thënë se nëse Machado do të largohej nga vendi, ajo do të konsiderohej e arratisur.

Në një intervistë për median britanike BBC, Maria Corina Machado theksoi se do të kthehet në Venezuelë, për luftën e saj kundër presidentit Nicolas Maduro, të cilin e akuzoi për lidhje me grupet e drogës, një retorikë që është përdorur edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Machado, një aleate e Uashingtonit dhe mbështetëse e Donald Trump, ka kërkuar madje edhe ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar presidentin e vendit të saj. Tensionet mes Uashingtonit dhe Karakasit janë përshkallëzuar ndjeshëm, teksa së fundi Forcat amerikane kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës. Sipas prokurores së Përgjithshme Pam Bondi anija përdorej për të transportuar naftë të sanksionuar nga Venezuela dhe Irani.

Karakasi e denoncoi veprimin, duke e quajtur atë një akt piraterie ndërkombëtare. Më parë, Presidenti Maduro kishte deklaruar se Venezuela nuk do të bëhej kurrë një koloni nafte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!