Një trup i pajetë është gjetur këtë të enjte pranë disa ndërtesave të pabanueshme në Korçë. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një 30-vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë publik.
Nga të dhënat e para dyshohet se viktima mund të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Kjo pasi në afërsi të trupit të tij janë gjetur shiringa, Megjithatë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të zbuluar identitetin e viktimës. /abcnews.al