Një trup i pajetë është gjetur këtë të premte në det në qytetin e Durresit.
Burime për Abc News bëjnë me dije se kufoma është gjendur në afërsi të kalatave të terminalit të portit Durrës, brenda basenit të ujërave.
Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë emigrant sirian ose afrikano-verior.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al