Gjendet një trup i pajetë në bregun e Durrësit. Gazetraja e ABC Neës Enkeleda Arapi raportoi se trupi i pa jetë është gjetur rreth 6 milje larg bregut të plazhit të Durrësit.
Kufoma është gjetur nga peshkarexha ‘Primo’ në kohën që ajo kthehej nga gjuetia e peshkut.
Mësohet se me të konstatuar kufomën e ka imbarkuar në bord dhe e ka sjellë në port në kalatën 5.
Me pas është njoftuar policia dhe trupi është dërguar në morgun e qytetit. Trupi duket i dekompozuar, dhe thuhet se duhet të ketë kaluar kohë të gjatë në ujë.
Ndërkohë policia e Durrësit ka njoftuar detajet e para për këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 09.11.2019, rreth orës 06:30, në lagjen nr.15 Durrës, në vendin e quajtur Bishtpallë, në det rreth 8.5 milje larg bregut, nga një peshkarexhë , është gjetur një trup njeriu i dekompozuar.
Nuk mund të saktësohet, seksi dhe mosha, mbasi është i përzier me mbeturina bimore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al