Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjendet një trup i pajetë i dekompozuar

schedule11:37 - 18 Gusht, 2019

schedule 11:37 - 18 Gusht, 2019

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për kufomën e zbuluar këtë mëngjes nga peshkatarët në Durrës.

Sipas policisë, trupi i pajetë i seksit mashkull, sipas ekspertizës së jashtme nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Ai nuk paraqet shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër. Po sipas policisë, trupi ishte i veshur me rroba, por është dekompozuar për shkak të qëndrimit në ujë.

Trupi u gjet në orët e para të mëngjesit të së dielës nga një peshkarexhë, rreth 4 milje larg Durrësit. Peshkatarët e dalë për gjueti, në momentin që kanë ngritur rrjetat kanë konstatuar në to trupin e pajetë.



Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!