Gjendet një person i pajetë në Elbasan buzë Shkumbinit

schedule17:00 - 16 Prill, 2021

schedule 17:00 - 16 Prill, 2021

Një person pa shenja jete është gjetur në fshatin Jagobinë në Elbasan. Trupi i pajetë i përket një burri, identiteti i së cilit ende nuk dihet.

Dyshimet e para janë që të jetë mbytur në Shkumbin, ndërsa e ka nxjerrë uji në breg të lumit.

 

Grupi hetimor është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa pritet dërgimi i trupit të pajetë në morg dhe ekspertiza nëse ka shenja dhune apo është vetëmbytur. /abcnews.al/