Gjendet një makinë e djegur në Fushë-Krujë

schedule12:16 - 27 Gusht, 2022

schedule 12:16 - 27 Gusht, 2022

Foto ilustruese

Gjendet një makinë e djegur në tunel në lagjen Dritas, pranë Rinasit. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se makina tip Tuareg rezulton prej shumë ditësh e djegur.

Burime bëjnë të ditur se mjeti është vjedhur në zonën e Laprakës në Tiranë para disa kohësh.

Ka dyshime se ky automjet është përdorur në ngjaje kriminale që kanë ndodhur së fundmi. /abcnews.al