Më datë 11.11.2017, rreth orës 05.40, në Sallën Operative të policisë një telefonatë ka lajmëruar se në rrugën nacionale Vorë -Fushë Krujë, ndodhet një person i shtrirë në tokë.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë është gjendur i shtrirë në tokë pa shenje jete shtetasi R.Z., 71 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi është aksidentuar nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore, ku po kryhet eskpertiza mjeko-ligjore.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit./abcnews.al