Gjendet një grua e mbytur në Portin e Vlorës, familjarët kishin bërë kallëzim pasi u largua nga banesa

schedule20:49 - 26 Korrik, 2023

schedule 20:49 - 26 Korrik, 2023

Mbrëmjen e kësaj të mërkure është gjetur e mbytur një grua 71-vjeçare në Portin e Vlorës. Nga pamjet e siguruara nga ABC News vihet re se trupi i pajetë është gjetur në ujë pranë një skafi.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa.

Viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!