Një gomone rreth 20 metra e gjatë është gjetur nga policia e Fierit, në bashkëpunim me policinë e Vlorës. Mjeti lundrues ishte fshehur, midis pishave në vendin e quajtur Pishë-Poro.
Sipas policisë kufitare të Vlorës, mjeti dyshohet se do përdorej për trafik droge drejt Italisë. Nga verifikimet ka rezultuar se gomonia është e pamatrikulluar, ndërsa numrat e motorëve janë fshirë. /abcnews.al