Një automjet tip “Benz”, që dyhsohet se është grabitur një ditë më parë, është gjendur në Vlorë.
Mjeti është gjendur në afërsi të lagjes “10 korriku” dhe dyshohet se bëhet fjalë për makinën që u grabit mbrëmjen e djeshme në Lushnje, në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, siç raportoi abcnews.al.
Makina e grabitur ishte ne pronesi të shtetasit Martino Peqini, i cili bëri kallëzimin në polici.
“Mbrëmjen e djeshme, kallëzon shtetasi M. P., banues në Divjakë, se në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.
Policia po verifikon edhe target, ëpr të parë nëse ato janë ndryshuar. Mjeti është gjetur i parkuar në një rrugicë dytësore pranë lagjes “10 korriku”, ndërsa po kontrollohen edhe kamerat e sigurisë, për të verifikuar lëvizjes deri në atë zonë, identifikimin e personit apo personave që mund të kenë qenë në brendësi të tij.