Gjendet lëndë plasëse pranë një dyqani në Sarandë

schedule09:27 - 21 Shkurt, 2024

schedule 09:27 - 21 Shkurt, 2024

Në ambientet e jashtme të një dyqani në Sarandë është gjetur lëndë plasëse. Nga policia është konstatuar se lënda plasëse është gjetur në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar,. Sakaq grupi hetimor po  vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

“Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!