Gjendet i vrarë 57-vjeçari

schedule21:35 - 8 Korrik, 2019

schedule 21:35 - 8 Korrik, 2019

Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij mbrëmjen e vonë të së hënës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr .7 të qytetit të Korçës. Viktima Gramoz Nako dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

57-vjeçari u gjet pa shenja jete nga bashkëshortja e tij dhe në momentin e ngjarjes, ai ndodhej i vetëm në shtëpi. Fillimisht policia dyshoi se bëhej fjalë për vetëvrasje, por ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se Gramoz Nako është vrarë.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë qëlluar me armë zjarri edhe gjatë ndonjë tentative grabitjeje megjithëse në shtëpi nuk rezulton të ketë shenja grabitje. Viktima ishte emigrant në SHBA dhe para pak ditësh kishte ardhur në atdhe./ABC News Albania 24/7