Një person u gjet i pajetë në autostradën Fier-Vlorë mbrëmjen e kësaj të hënë. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Vlorës.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier Vlorë.
Sipas policisë, dyshohet se është qëlluar më armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues 30-vjeçarin Kristian Marku, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.