Gjendet i vdekur në Prishtinë turku i laboratorit të drogës në Has

schedule18:10 - 24 Janar, 2019

schedule 18:10 - 24 Janar, 2019

Një nga turqit e kërkuar nga drejtësia shqiptare si të përfshirë në laboratorin e drogës në Has është gjetur i vdekur në Prishtinë. Përvecc trupit të pajetë të Nejdet Çesuroglu autoritetet kosovare kanë gjetur edhe një sasi prej 113.5 kg heroine në apartament. Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar informacion zyrtar për rastin dhe shkaqet e vdekjes së 39 vjeçarit.

Një shtetas turk i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare si i përfshirë në laboratorin e heroines të zbuluar në Brenog të Hasit në tetor 2018 gjatë operacionit “Vol vo 4”, është gjetur i vdekur në Kosovë.

Nejdet Çesuroglu, për të cilin Krimet e Rënda kishin caktuar një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë, ka ndërruar jetë në rrethana të paditura në një apartament në Prishtinë.  Trupi i tij është gjetur nga policia e Kosovës gjëtë një operacioni anti-drogë në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas të dhënave, gjatë kontrollit të banesës së tij jhanë gjetur tre valixhe të mbushura me 113.5 kilogramë heroinë. Konfirmohet se gjatë këtij operacioni të koduar “FIRMA” pala kosovare ka arrestuar edhe shtetasin turk Iskander Saleh dhe kosovarin Xhemal Sala.

Burime pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda konfirmuan se janë vënë në dijeni të gjetjes së trupit të pajetë të turkut Çesuroglu nga një informacion i përcjellë nga Policia e Shtetit. Për këtë shkak ajo ka dërguar një letërporosi në Kosovë ku kërkon informacion zyrtar për ngjarjen, si edhe shkaqet e vdekjes së turkut.

Sipas hetimit të Prokurorisë për Krimet e Rënda, 39 vjeçari Çesuroglu ishte pjesë e grupit kriminal të angazhuar për prodhimin e heroinës në laboratorin e Hasit.  Ai dhe turku tjetër Iskander Saleh dhe Xhelam Sala janë vëzhguar teksa kanë takuar Admir Hoxhën, financuesin e laboratorit, ende të paarrestuar, në një hotel pranë Rinasit. Shtetasit turq dyshohet se sillnin në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e heroinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!