Gjendet i pajetë 36 vjeçari në Durrës, ishte denoncuar i zhdukur prej disa ditësh

schedule14:06 - 18 Janar, 2025

schedule 14:06 - 18 Janar, 2025

Një 36 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë të pabanuar në lagjen nr.16 në Durrës.

Ai ishte denoncuar i zhdukur që prej datës 5 Janar nga kushëriri i tij, se ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e overdozës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!