Gjendet i vdekur në banesë/ Lezhë, 53-vjeçari në Dajç jetonte i vetëm, trupi i dekompozuar

schedule09:02 - 17 Janar, 2025

schedule 09:02 - 17 Janar, 2025

Një person është gjetur i vdekur në banesë në fshatin Dajç të Lezhës.

Viktima, rreth 53-vjeç është gjetur thuajse i dekompozuar dhe dyshohet të ketë humbur jetën disa kohë më parë, por nuk është konstatuar.

Ai jetonte i vetëm dhe trupi është dërguar në morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

“Kanë qenë fqinjët që e gjetën të pajetë 53-vjeçarin, me probleme të shëndetit mendor. Familjarët e tij jetojnë jashtë vendit. Kushtet e jetesës së tij ishin të vështira. Duket se ka qenë e vështirë, që 53-vjeçari të kishte kontakte të vazhdueshme, nuk pranonte të kishte kontakte me persona të tjerë. Dyshohet se mund të ketë humbur jetën gjatë këtyre ditëve, për shkak të motit të ftohtë. Nuk janë vërejtur shenja dhune”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Gjergj Figuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!