Gjendet i vdekur në banesë, 71-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë

schedule08:33 - 14 Qershor, 2021

schedule 08:33 - 14 Qershor, 2021

Një 71-vjeçar dyshohet vetëvrarë me armë gjahu. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Rreth i Epërm në Mirditë.

71-vjeçari M.N është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2021,rreth orës 04:25,  në fshatin Rreth i Epërm,Mirditë, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi M.N.,71  vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/