Mirditë, vritet 68-vjeçari/ Ishte qëlluar me armë në banesën e tij, vajza njoftoi policinë

schedule08:38 - 20 Gusht, 2024

schedule 08:38 - 20 Gusht, 2024

Një 68 vjeçar është qëlluar me breshëri plumbash brenda banesës së tij në fshatin Lajthizë të njësisë administrative Orosh të Mirditës.

Frederik Radi jetonte në Laç dhe gjatë verës pushonte në Lajthizë.

Mëngjesin e të martës vajza e tij ka njoftuar policinë  se ka gjetur pajetë babain në shtëpinë ku veronte. Prej dy ditësh 68-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen.

Pas njoftimit të së bijës  polica  është nisur  menjëherë drejt vendngjarjes.

Nga këqyrja paraprake e vendngjarjes policia dyshon se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia nuk ka ende një pistë konkrete hetimi ndërsa 68-vjeçari nuk kishte precedent penal.

Aktualisht  janë shoqëruar në polici disa banorë të fshatit ndërkohë prokuroria po heton për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar e kapur autorin.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!