Gjendet i pajetë një person në Elbasan

schedule07:35 - 28 Tetor, 2020

schedule 07:35 - 28 Tetor, 2020

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të mërkure në Elbasan.

Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 5 Maj, ku një 50 vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë.

Sipas policisë nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.

Njoftimi i pajete:

Në lagjen “5 Maji”, Elbasan,  në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç,  nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.e.su./abcnews.al