Një 64 vjeçar është gjetur i pajetë këtë të premte në Korçë.
Policia bën me dije se është gjetur i pajetë shtetasi me iniciale P.K. 64 vjeç në lagjen nr. 9, në Korçë.
Paraprakisht dyshohet se 64 vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 29.01.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi P. K., rreth 64 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.
Po punohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al