Një 50-vjeçar është gjetur i mbytur në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Sipas uniformave blu nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

