Një 22 vjeçar është gjetur e pajetë në vaskën e tualetit në banesën e saj. Sipas informacionit paraprak të Policisë i riu me iniciale J. B. është gjetur pa shenja jete nga gjyshja e saj. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:25, në rrugën ”Kongresi Manastirit” në kryeqytet.
Nga këqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. /abcnews.al