Një 53 vjeçar është gjetur i pajetë në Kurbin.
Policia bën me dije se mbrëmjen e së martës në Fushë Gjormë,Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj.,53 vjeç,banues në Adriatik, Kurbin, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ndërkaq paraprakisht nga kqyrja e trupit të 53 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
“Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë,Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj.,53 vjeç,banues në Adriatik, Kurbin, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al